Grabiti dyqanin e një kompanie telefonike  në “Myslym Shyr”, dalin fotot e autorit

11 months ago 71
Reklamë

Personi që shihni në fotot është autori i grabitjes së një dyqani të një kompanie telefoni në zonën e “Myslym Shyrit” në Tiranë.

Policia bëri me dije se personi, ende i paidentifikuar, u fut në dyqan dhe nën kërcënimin e armës grabiti një shumë parash.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autori ka grabitur rreth 40 mijë lekë të reja, duke u largua më pas me shpejtësi.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article