Dy punonjës të shërbimit privat në Lezhë kanë rënë në pranga, pasi një grabitje ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një supermarket.
Sipas njoftimit zyrtar, dy personat që ishin në ruajtje të sigurisë fizike të supermarketit nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Ata akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Njoftimi i plotë:
Komisariati i Policisë Lezhë ka vënë në pranga shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Balldre dhe shtetasin T. N., 55 vjeç, banues në Lezhë, të dy punonjës të shërbimit privat, i kontraktuar për ruajtjen e sigurisë fizike të supermarketit ku u krye vjedhja.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se këta shtetas më datë 28.10.2024, në orën 04:15, kanë shkuar për të verifikuar një sinjal alarmi te ky supermaket. Ata dyshohet se nuk kanë respektuar rregullat për kontrollin e objektit në perimetrin e tij, si dhe nuk kanë përmbushur detyrimin për njoftimin e Policisë. Mosveprimet e tyre dyshohet se kanë favorizuar autorët e vjedhjes, për kryerjen e krimit.
Materialet procedurale për të dy shtetasit i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Ndërkaq, vijojnë hetime intensive për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorët e kësaj vjedhjeje. /vizionplus.tv