Gramsh/ Një makinë “fluturon” jashtë rruge dhe bie në humnerë

2 months ago 12

Një autoveturë që dyshohet se po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Gramsh-Cërrik ka dalë jashtë rruge dhe është rrokullisur për rreth 80 metra duke përfunduar në humnerë.

Gazetari Fatmir Popja raporton për Balkanweb se aksidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 fshatin Shushicë në afërsi të digës së HC të Banjës në Gramsh. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit, një 25-vjeçar ka shpëtuar pa dëmtime serioze, ndërsa automjeti është shkatërruar plotësisht.

Aksident2Aksident2

Drejtuesi i automjetit ka njoftuar vetë policinë, e cila ka shkuar në vendngjarje, ndërsa i dëmtuari është transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article