Granit Xhaka zyrtarizohet te Leverkusen

1 year ago 31
Reklamë
12:18 07/07/2023

Mesfushori kthehet në kampionatin gjerman pas 7 vitesh

Granit Xhaka është zyrtarizuar si një futbollist i Bayer Leverkusen. Mesfushori 30-vjeçar do të jetë i lidhur deri në 30 Qershor të 2028 me ekipin e “aspirinave” që pagoi 25 milionë Euro tek Arsenal.

Xhaka largohet nga Topçinjtë e Londrës pas 7 vitesh ku mbajti edhe shirtin e kapitenit për një pjesë të kohës dhe fitoi 2 herë FA Cup.

Arsenal e përcolli me një video ku shfaqi golat dhe arritjet e tij. Për Granit Xhakën është një kthim në Bundesliga 1 të Gjermanisë ku më parë është aktivizuar për 4 vite me Borussia Moenchengladbach.

Fillimet e tij Graniti i ka te Basel ku luan edhe i vëllai Taulanti. Të dy u përballën si kundërshtarë kur Shqipëria luajti me Zvicrën në fazën finale të Euro 2016.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article