Greenwood shënon një gol të jashtëzakonshëm, ndoshta më të mirin në karrierën e tij

10 months ago 50

Mason Greenwood ka shënuar një ndër golat më të bukur në karrierën e tij pas një gjuajtje fantastike nga distanca në duelin mes Getafes dhe Almerias.

22-vjeçari dribloi një mbrojtës dhe lëshoi një goditje të pandalshme për të barazuar rezultatin në 1-1 në ndeshjen që u zhvillua në “Estadio Coliseum”.

Ky ishte goli i tij i katërt me fanellën e klubit madrilen që prej se iu bashkua atyre në formë huazimi për sezonin 2023/24 nga Manchester United këtë verë.

Greenwood është rikthyer për të luajtur futboll pas më shumë se një viti larg fushave të futbollit, pasi u pezullua nga United në janar të vitit të kaluar për shkak të arrestimit nën akuzat për përdhunim dhe sulm ndaj të dashurës së tij.

MASON GREENWOOD ALMOST SCORED ANOTHER SIMILAR GOAL, MY BOY IS HEATED😂💙 pic.twitter.com/9TVbgsC97g

— Commodore. (@CdoreIsRed) November 25, 2023

Këto akuza u tërhoqën në shkurt të vitit 2023, por United i tha atij të kërkonte një klub të ri për të vazhduar karrierën e tij.

Ai tani ka filluar të shkëlqejë në fushë për Getafen duke i bërë drejtuesit e “Djajve të Kuq” të mendojnë nëse vendimi për ta larguar atë ishte i duhuri.

Xhiron e radhës Greenwood dhe Getafe do të përballen ndaj Las Palmas, ndërsa sa i përkët të ardhmes së tij me United, momentalisht nuk duket i mundur një rikthim i tij në Angli teksa kujtojmë që kontrata e tij skadon në vitin 2025./Telegrafi/

Read Entire Article