Grezda prezantohet te skuadra e re, pak javë pasi u largua nga Partizani

8 months ago 29
Reklamë

Eros Grezda pasi nuk arriti të ambientohej me skuadrën e Partizanit u largua pak javë më parë, ndërsa tashmë është prezantuar te skuadra e re.

28-vjeçari shqiptar është rikthyer sërish në kampionatin kroat ku do të luajë me skuadrën e Rudes.

Rudes e cila militon në elitën e kampionatit kroat, renditet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Shpëtimi i saj nga kategoria do të kërkonte një mrekulli pasi ndodhet 14 pikë larg vendit të parafundit.

NK Rudes militon në elitën e futbollit kroat. Skuadra e re e ish-futbollistit të Kombëtares, ndodhet në vendin e fundit me 4 pikë, 14 pikë larg nga vendi i parafundit, teksa do të kërkojë një mrekulli për t’i shpëtuar rënies.

Shqiptari do të jetë pjesë e Rudes deri në fund të këtij sezoni. Në rast se skuadra arrin të mbijetojë, gjasat janë të mëdha që Grezda të rinovojë.

Read Entire Article