Grima: Kërkojmë më shumë këtë sezon

11 months ago 14
Reklamë
20:18 26/09/2023

“Vajzat duhet të kenë më vetëbesim që të arrijnë rezultat”

Kombëtarja e femrave do të luajë sot në orën 20:00 ndeshjet e dytë të Ligës së Kombeve. Vajzat kuqezi do të sfidojnë Irlandën e Veriut në Belfast, një përfaqësuese që mori pjesë në finalet e Europianit të fundit. Pikërisht në kualifikueset e atij turneu Shqipëria arriti numrin rekord të pikëve për skuadrën e femrave, por tani sipas trajneri Armir Grima synohet më shumë.

Armir Grima: Sezonin që shkoi morëm 10 pikë, ndërsa tani kemi me pretendime për të qenë diku më lart.

Shqipëria barazoi 1 – 1 të premten me Hungarinë ku pati mungesa. Grima kërkon edhe më shumë vetëbesim për të arritur rezultat.

Armir Grima: Dëmtimet e vajzave sepse nuk po hymë të plotë në ndeshje, pasi është ndeshja e dytë që kemi këtë gjendje dhe problemi tjetër, vajzat duhet të kenë më shumë vetëbesim tek aftësitë që kanë.

Kombëtarja e femrave është pjesë e Divizionit B në Ligën e Kombeve. Në grupin e Shqipërisë është edhe Republika e Irlandës, kundërshtari më i fortë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article