“Grup ekstremist”, deklarata e ekspertit shkakton debat në ‘Open’, deputeti i PD: Snobizëm. I kthehet Shtuni: S’të kam mik, por të sugjeroj që..

11 months ago 14
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku dhe eksperti për çështjet e sigurisë, Adrian Shtuni janë përfshire në një debat në studion e emisionit “Open” në News24.

Ishte deklarata e Shtupit ajo që shkaktoi debat, më konkretisht eksperti për çështjet e sigurisë e quajti sulmin në Veri si një organizim nga një grup ekstremist. Kjo shkaktoi reagimin e Çollakut, i cili iu kthye Shtunit duke e quajtur snobistë dhe neutral.

Mirëpo Shtuni replikoi sërish deputetin e PD-së duke i thënë të qetësohet.

Pjesë nga debati:

Shtuni: Aspekti shoqëror është shumë i lidhur me dhunën politike. Kjo është dhunë politike. Nuk ka integrim shoqëror që nuk largohet nga komponenti politik dhe reagimin për terrorizëm. Ky nuk është rast unik që po ndodh në Kosovë. Nuk mund t’i shohësh gjërat kaq të ndara, të thuash që Vuçiç i hipnotizoi ata dhe u tha të bëjnë siç do ai. Kosova s’duhet të bëjë një politikë që t’i afrojë dhe ata ta shohin atë si shtëpinë e tyre.

Hoxhaj: Nuk ka lexuar asnjë libër për Kosovën. Burimi i konflikti ka qenë dhuna dhe burimi i saj ka qenë Beogradi. Është dhunë politike dhe jo shoqërore. A do duhej që të arrestohen dhe të ekstradohen ata që ushtruan dhunë në Kosovë? Kjo duhet të jetë pika më e rëndësishme e takimit të radhës mes Kurtit dhe Vuçiç. Unë dëgjova shumë përshtypje tek ju

Shtuni: Më vjen keq që komentet tuaja janë përulëse në vend që të jenë mendje hapur dhe për mua janë probleme në mentalitet.

Çollaku: Të ndjej një ftohtësi snobë në raport me çfarë ka ndodhur… mund të kishte luftë dhe ti ia lejon vetes të bëjnë këtë analizë të ftohtë… më duket pak snobiste kjo nëse Vuçiç e ka firmosur aktit, ndërkohë provat politike e tregojnë që po. Si mund të flasim në mënyrë socio politike që të presim faktet. Ndodhi këtë të dielë dhe nuk dihet se çfarë mund të ndodhë të dielën tjetër. Nuk është çështje teorike-politike. Çdo gjë mund të ndodhë.

Shtuni: Nuk keqkuptoj askënd që ka opinione të kundërta me të miat shpreh keqardhje që debatet janë emocionale, pasi emocionet nuk të hyjnë në punë. Nuk është snobizëm.

Çollaku: Është ose snobizëm ose neutralitet. Mund ta prisja nga ndonjë francez, por jo nga ty. Si qenkan ekstremistë të dhunshëm?

Shtuni: Të sugjeroj që të qetësohesh dhe të tregoj publikisht se çfarë të bësh. Doja të mbylla duke thënë se shpresoj shumë që Prokuroria të gjejë lidhjet e duhura dhe kushdo që ka marrë pjesë në atë ngjarje kriminale të dalin para drejtësisë. Duhen negociata pasi dhuna nuk mund ta zgjidhë këtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article