Mbështetësit e Gazment Bardhit dhe përkrahësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë bashkuar sot për herë të parë në një mbledhje të grupit parlamentar brenda selisë së Partisë Demokratike.
Pas gati dy vjetësh qëkur selia u rimor nga Rithemelimi dhe ku mbështetësit e Bardhit mblidheshin në kryesinë e Kuvendit apo salla të hoteleve të Tiranës, sot është zyrtarizuar bashkimi mes tyre, duke bërë bashkë më shumë se 40 deputetë.
Burime të Top Channel i thanë gazetares Elda Menga se tre deputetë nuk kanë marrë pjesë në këtë mbledhje të sotme.
Ish-nënkryetarja e Partisë, Jorida Tabaku, që nuk i është bashkuar më parë as mbledhjeve të dy grupimeve në sallën e kryesisë së Kuvvendit, e ka ndjekur mbledhjen online.
Kanë munguar gjithashtu Sajmir Korreshi që ndodhet në Francë dhe Dashnor Sula, i cili ndodhet në Itali.
Deputetët që mungonin
Ferdinand Xhaferaj
Ilda Dhori
Emilja Koliqi
Fatmir Mediu (PR);
Agron Duka (PAA);
Vangjel Dule (PBDNJ);
Dashamir Shehi (LZHK);
Kastriot Piroli
Edmond Spaho
Top Channel