Grupi Parlamentar i PD padit sërish në SPAK Belinda Ballukun: Vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shitjen e energjisë

2 hours ago 14

Grupi Parlamentar i PD padit sërish në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Ballukun.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi tha se Balluku vetëm për 1 vit grabiti rreth 180 milionë euro me shtijen e energjisë.

“Balluku shmang shit-blerjen e energjisë në bursë, për të favorizuar 4-5 kompani pranë saj. Shitja e energjisë jashtë tregut të Bursës, në kundërshtim me ligjin dhe vendimet në fuqi, duke vjedhur hapur qytetarët shqiptarë. Raportet e Entit të Energjisë provojnë se KESH ka shkelur ligjin vitin e kaluar dhe deri në këtë moment që flasim, pasi nuk e ka nxjerrë energjinë e pa kotraktuar në Bursë. Vitin e kaluar, KESH ka deklaruar se ka blerë jashtë bursës rreth 561 mijë megavat orë me çmim më të lartë sesa shitej në bursë.
Llogaritjet zbulojnë një dëm prej rreth 6 milionë euro për buxhetin e shtetit vetëm nga ky operacion i paligjshëm”, tha Bardhi.

Sipas tij, Ministrja e Energjisë është Kryetare e Asamblesë së Përgjithshmë të KESH-it, personi përgjegjës që firmos për shpenzimet dhe bilancet e kompanisë.

Bardhi denoncoi edhe nje tjetër abuzim.
“Balluku manipulon edhe shifrat e humbjes së energjisë në rrjet. Humbjet faktike janë në nivelin 27.2%, duke sjellë vetëm për vitin 2023, një vlerë totale të humbjeve prej 144 milionë eurosh.
Kërkojmë nga SPAK-u një hetim të shpejtë dhe profesional për një shkelje kaq masive të ligjit dhe për një abuzim kaq të madh me paratë e shqiptarëve”, tha Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article