Grupimi “Bardhi” rikthehet në PD

8 months ago 23
19:41 12/02/2024

Kryetari i grupit: Pjesëmarrje masive në protestën e 20 Shkurtit

Për herë të parë që pas përçarjes së Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe grupi i deputetëve që e mbështesin atë ngjitën shkallët e selisë blu, duke u rikthyer në shtëpinë e tyre politike.

Pavarësisht mendimit ndryshe nga demokratët që mbështesin ish-Kryeministrin Berisha, bashkimin e shohin si të vetmen rrugë, ndaj dhe sinjalin e parë e dhanë nga mbledhja e përbashkët e grupit parlamentar që u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike.

“Jo më përçarje! Jo më konflikt! Bashkimi është forcë dhe jo dobësi”, tha ai.

Organizimi i protestës së 20 Shkurtit do të jetë edhe angazhimi i parë i përbashkët në radhët e demokratëve, për të cilën njëzëri ranë dakord që të zbresin në terren.

“Do të shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat, rrugicë më rrugicë, shtëpi më shtëpi. Do t’i takojmë të gjithë, do t’i ftojmë që ata të bashkohen, ta bëjmë Partinë Demokratike të madhe sërish, një alternativë moderne qeverisëse”, tha Bardhi.

Bashkimin, ashtu si në grup vendosën ta përkthejnë në forcë numerike edhe nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, duke ndarë detyrat për protestën kombëtare të 20 Shkurtit.

“Detyra jonë është që më 20 Shkurt të sigurojmë pjesëmarrjen më të madhe që kemi arritur ndonjëherë”, tha Paloka.

Pas Këshillit Kombëtar, pyetjes nëse me rikthimin në PD njeh si kryetar Sali Berishën, Gazment Bardhi iu përgjigj: Njoh vullnetin e shumicës së demokratëve.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article