Grushte mes kushërinjve, sherr dhe thyerje makinash: Bëmat e orëve të fundit në Korçë

10 months ago 10

Policia e Korçës ka proceduar penalisht një grua 39-vjeçare pasi kërcënoi nëpërmjet telefonit bashkëshortin e saj. Gjithçka ndodhi pas një konflikti mes tyre.

Ndërkohë, siç bëjnë me dije blutë e qytetit jug-lindor, dy persona të tjerë janë proceduar penalisht pasi gjatë sherrit me njeri-tjetrin kanë dëmtuar makinat e tyre.

Nga ana tjetër, në Maliq dy persona janë rrahur me grushte me njeri-tjetrin për shkaqe banale duke u proceduar po ashtu penalisht.

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. K., 39 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet celularit, bashkëshortin e saj.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. N., 22 vjeç dhe D. A., 28 vjeçe, të dy banues në Bilisht, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, i kanë dëmtuar njëri-tjetrit, automjetet.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M. dhe M. M., kushërinj, të dy banues në fshatin Popçisht, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

-Në vijim të informacionit të dhënë më datë 28.11.2023, për largimin nga banesa të shtetases M. L., 20 vjeçe, ju informojmë se kjo shtetase u gjet në gjendje të mirë shëndetësore dhe aktualisht ndodhet pranë familjarëve të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv

Read Entire Article