Guardiola bën deklaratën e çuditshme: Nëse ndodh sërish do të tërhiqem nga futbolli

9 months ago 35
Reklamë

Manchester City i Pep Guardiolës duket se këtë sezon e ka humbur shkëlqimin e një viti më parë, ku jo vetëm nuk njihte humbje, por fitonte dhe me rezultatre të thella përballë kundërshtarit.

City i Guardiolës humbi edhe përballë Aston Vilës në mesjavë dhe tashmë gjendet në vendin e katërt, me 6 pikë më pak se Arsenali kryesues.

Pas humbjes me Aston Vilën, Guardiola në një prononcim për Amazone Prime ka bërë një deklaratë të fortë duke tërhequr menjëherë vëmendjen e gazetarëve.

Guardiola theksoi se nëse do të fitojë sërish një tjetër tripletë me Manchester Cityn do të tërhiqet si trajner.

“Një tjetër Tripletë? E di që është jashtëzakonisht e vështirë. Mendoni se sa klube të jashtëzakonshme ka pasur në Angli dhe vetëm Sir Alex Ferguson dhe ne e kemi bërë atë. Nëse fitoj sërish Tripletën këtë sezon, do të tërhiqem, kjo është e sigurt”, tha Guardiola.

Read Entire Article