Guardiola e konfirmon: “Alvarez larg. Ai dëshiron një sfidë të re, i urojmë më të mirën”

1 month ago 7
Reklamë

Pep Guardiola foli në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Community Shield kundër Manchester United. Këto janë fjalët e tij për largimin e Julián Álvarez, i cili do të transferohet te Atlético Madrid:

“Kam mësuar shumë prej tij dhe shpresoj që ai të gjejë atë që kërkonte. Para së gjithash dua të shpreh mirënjohjen time për Julián. Me ne ai fitoi gjithçka, kontributi i tij ishte i madh. Ekipi e donte shumë për sjelljen e tij, por nëse dëshiron të largohet, nëse dëshiron të përballet me një sfidë të re, nuk ka asnjë problem”.

Më pas, spanjoli shton: “Nuk e di arsyen, por më tha se do një sfidë të re. Sezonin e kaluar luajti shumë, ndonjëherë u zëvendësua me Erlingun, por e kuptoj. E kam thënë shumë herë që vendimi përfundimtar është deri te klubi, i thashë se kontratat mund të prishen nëse nuk je i lumtur. Ai beson se koha e tij këtu ka mbaruar, kështu që është mirë, të dyja klubet kanë arritur marrëveshjen”…

Guardiola foli edhe për një zëvendësues të mundshëm të Julián Álvarez: “Nuk e di ende, ne flasim çdo ditë, do të shohim se çfarë do të ndodhë. Mund të ndodhë, mund të mos ndodhë. Do të shohim.”

Për të ardhmen e tij: “Më duhet të mendoj se çfarë të bëj me jetën time, nëse dua të vazhdoj këtu, nëse dua të bëj një pushim, nëse dua të drejtoj një ekip kombëtar apo jo. Jam shumë i emocionuar për sezonin, unë shoh gjëra që më pëlqejnë. Ka një sfidë të re, shikoni nëse mund të mposhtim rekordin tonë”.

Read Entire Article