Guardiola parashikon sfidë të vështirë, kampionët e Manchester City gati për ndeshjen me Kopenhagen

7 months ago 17
Reklamë
23:40 12/02/2024

Manchester City mund të mos ketë të disponueshëm mesfushorin Mateo Kovaçiç dhe mbrojtësin Josko Gvardiol për sfidën e parë të raundit të 16-ve të Ligës së Kampioneve kundër Kopenhagenit në transferë.

Dyshja kroate mungoi në seancën e fundit stërvitore të kampionëve në fuqi. Trajneri Pep Guardiola nuk pret një ndeshje të lehtë për ekipin e tij.

“Rinis sërish puna për ne! Jemi të lumtur që jemi këtu! Ndeshja e parë e raundit të 16-ve jashtë gjithnjë është e vështirë! Mund të them që Kopenhageni po vdes që të luftojë dhe është i uritur, në gjendje të mirë fizike dhe mendore. Kanë pasur shumë kohë të stërviten për sfidën! Shpresoj të jemi në një nivel të mirë për të konkuruar.”

Cityzens vijnë pas 6 fitoreve të arritura në fazën e grupeve nga 6 takime. Trajneri i Kopenhagenit Jakob Nestrup mendon se “Qytetarët” janë momentalisht skuadra më e mirë në botë.

Sipas tij, kjo përballje është testi më i madh i sezonit deri më tani për Kopenhagen. Vitin e kaluar, ekipi i Guardiolës fitoi tripletë titujsh, duke bërë historinë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article