Guardiola rrezikon seriozisht të mbetet pa shërbimet e dy yjeve për duelin me Real Madridin

6 months ago 21

Dyshja e Manchester Cityt, Kyle Walker dhe Nathan Ake do të humbasin ndeshjen e fundit para se të përballen me Real Madridin më datë 9 prill.

City do të udhëtojë në “Selhurst Park” sot (e shtunë) për t’u përballur me Crystal Palace, teksa do të synojnë që të vazhdojnë luftën për të mbrojtur titullin e kampionit në Ligën Premier.

Sidoqoftë, përkundër optimizmit paraprak se Walker do të jetë i gatshëm në kohë për ndeshjen me ‘Los Blancos’, situata mbetet ende e paqartë.

Pep Guardiola ka treguar se të dy lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për ndeshjen me Palacen, teksa tifozët e Cityt janë të shqetësuar veçanërisht për rikuperimin e Walker.

Mbrojtësi veteran luajti një rol të rëndësishëm për të ‘heshtur’ Viniciusin në takimin e tyre të fundit sezonin e kaluar, dhe atij do t’i ishte dhënë kjo detyrë përsëri.

Që të dy lojtarët janë pjesë e formacionit startues të Guardiolës, veçanërisht në ndeshjet evropiane, por me gjasë të paktën njëri prej tyre do të humbasë udhëtimin në Madrid.

Guardiola sipas të gjitha gjasave do të mbështetet tek 19-vjeçari Rico Lewis si lojtari i cili do të përkujdeset për Vinicius dhe John Stones pritet të startojë nga minuta e parë./Telegrafi/

Read Entire Article