Guardiola zbulon bisedën që kishte me lojtarët pas pjesës së parë kur ishin duke humbur

1 year ago 43
Reklamë

Manchester City ka fituar me përmbysje ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Crvena Zvezdës me rezultat 3-1.

Ishin mysafirët që krijuan epërsinë të parët në fund të pjesës së parë, përkundër dominimit të madh të Cityt.

Megjithatë në pjesën e dytë City tregoi fuqinë duke i shënuar tre gola dhe duke i fituar pikët e para të sezonit të ri në Ligën e Kampionëve.

City regjistroi 22 goditje vetëm në pjesën e parë, derisa Pep Guardiola ka zbuluar bisedën që kishte me futbollistët në pushim mes pjesëve.

“Të kesh kaq shumë goditje mund të nënkuptojë vetëm se ke luajtur mirë. Fakti që nuk shënuam gol është përgjegjësi e sulmuesve”.

“Nëse do të kishim shënuar dy gola në fazat e hershme të ndeshjes, gjithçka do të kishte qenë krejtësisht ndryshe”.

“Unë u thashë atyre këtë: ‘Djema, nuk mund të themi se po luajmë keq. Harrojeni rezultatin. Ne mund ta kthejmë atë, hajde, thjesht duhet të jeni pak më të qetë'”, ka zbuluar Guardiola.

Kampioni në fuqi ndodhet në Grupin G së bashku me Young Boys Bern, RB Leipzig dhe Crvena Zvezdën. /Telegrafi/

Read Entire Article