Gundogan rikthehet te City pas një viti mungesë

3 weeks ago 8
Reklamë

Ilkay Gundogan kaloi sot te Manchester City, me të cilin nënshkroi kontratë njëvjeçare si lojtar i lirë.

Futbollisti 33-vjeçar gjerman ka mundësi të vazhdojë bashkëpunimin edhe për një vit.

Ai luajti për Cityn nga viti 2016 deri në vitin 2023, nga ku u transferua te Barcelona verën e kaluar.

Para se të largohej nga City si kapiten, ai udhëhoqi ekipin drejt kurorës së trefishtë. Ai luajti 304 ndeshje dhe shënoi 60 gola për Cityn, me të cilin fitoi 12 trofe, duke përfshirë pesë tituj të Premier League dhe Champions League.

Disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari ishin të interesuar për të, por ai thjesht donte të kthehej në City.

Gundogan është nënshkrimi i dytë i Cityt këtë verë, pas nënshkrimit prej 33.6 milion £ të Savinj nga Troyes. /vizionplus.tv

Read Entire Article