Haaland “mund” Messin, norvegjezi shpallet lojtari më i mirë

1 year ago 22
Reklamë
23:57 31/08/2023

UEFA ka shpallur Erling Haaland si futbollistin më të mirë për vitin futbollistik 2022 – 2023. Norvegjezi 23-vjeçar realizoi 52 gola në 53 ndeshje në të gjitha kompeticonet.

Në vend të dytë për vota të marra doli Lionel Mesi, e pas tij lojtarit tjetër i Cityzens, Kevin de Bryune.

Pep Guardiola i Manchester City u shpall trajneri, duke fituar garën me teknikun e Napolit, Luçiano Spaleti dhe atë të Interit, Simone Inzagi.

Cityzens bënë historinë në sezonin e shkuar, duke fituar tripletë titujsh, Premier League, FA Cup dhe Ligën e Kampioneve.

Futbollistja më e mirë për femra u shpall mesfushorja e Barcelonës dhe e Spanjës Aitana Bonmati. /tvklan.al

Të ngjashme

Read Entire Article