Haga ngrit akuza të reja kundër Sheshelit dhe katër funksionarëve tjerë të partisë së tij

10 months ago 11

Gjykata ndërkombëtare për krime lufte, ka ngritur akuza të reja kundër liderit të partisë radikale serbe Vojisllav Sheshel dhe ndaj katër funksionarëve tjerë të partisë së tij.

Siç raporton Al Jazeera, bëhet fjalë për Miljana Damjanoviq, Liljana dhe Ognjen Mihajlloviq si dhe Mirolub Ignjatoviq, transmeton Telegrafi.

“Është e vërtetë që janë ngritur akuza. Fjala është për akuza të reja për mosrespektim të gjykatës”, tha Aleksandar Sheshel, nënkryetari i partisë dhe njëherit i biri i Vojisllav Sheshelit.

Ai shtoi se aktakuza e re u ngrit për shkak se radikalët publikuan libra dhe materiale të tjera të shtypura, si dhe video dhe audio materiale që ekspozojnë dëshmitarët e prokurorisë kundër Vojisllav Sheshelit në rastin e tij. /Telegrafi/

Read Entire Article