Sali Berisha e mbylli me batutë konferencën me gazetarët, pasi SPAK dorëzoi sot në GJKKO kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj tij.
“Të bëjmë së bashku nga një urim për Vitin e Ri sepse pastaj do të kem obligime të tjera”, u shpreh Berisha duke qeshur teksa nisi të largohej nga salla në selinë blu.
Në lidhje me masën e arrestit, ai tha:“Njeriu nuk ka fuqi të pakufizuar, do më këshillojnë avokatët (ç’të bëjë). Çdo qëndrimi i mi është përcaktuar nga mungesa e legjitimitetit.”