“Hajde në tualet se ta rregulloj unë”- Përplasen keq Meri dhe Sara në “Big Brother Vip Albania”

8 months ago 11

Debatet mes banorëve në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania” nuk kanë të mbaruar.

Mbrëmjen e djeshme Meri dhe Sara kanë debatuar ashpër me njëra-tjetrën, ndërsa në një moment kjo fundit i tha se nuk po i flet vetëm se nuk është mirë.

Atrologia e kërcënoi banoren duke i thënë që të shkojnë në banjo për tu sqaruar, ndërsa Ilnisa Agolli është futur mes vajzave për t’i ndarë.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Fillon si një debat, pastaj situata eskalon mes banoreve kur ngriten në këmbë dhe vajzat gati sa nuk përplasen, dhe banorët u hynë në mes për t’i ndarë.

Sara ia shpjegon Romeos se grindja ndodhi për shkak se Meri i tha Sarës “Shko te dashnori yt”.

Banorët ishin të lidhur për dore me litar, si sfidë nga “Vëllai i madh”. /Telegrafi/

Read Entire Article