Hamilton i motivuar për edicionin dhe makinën e re te “Mercedes”

7 months ago 34
Reklamë
22:45 14/02/2024

Lewis Hamilton ndihet ‘i emocionuar’ pasi Mercedes prezantoi makinën e re, me 7 herë kampionin botëror që do të garojë për herë të fundit këtë sezon në skuderinë gjermane, përpara se të transferohet te “Ferrari”.

Skuderia doli e dyta në botërorin e kaluar, ndërsa nuk arriti që të fitonte një garë për herë të parë në 11 vite, me Red Bull që triumfoi në 21 nga 22 gara, ndërsa Max Verstappen mori titullin e tij të tretë radhazi.

Hamilton, 39 vjeç, njoftoi në fillim të muajit se kishte vendosur që të transferohej te “Kokëkuqja”.

“Është padyshim emocionuese, e pabesueshme të jem këtu duke qenë se u bëra pjesë në vitin 2013. Pra 11 vite me ekipin e ky është sezoni i 12. Është një privilegj të punosh me një grup njerëzish ku sheh punën që po bëjnë gjatë dimrit. Pjesa më emocionuese e sezonit me të vërtetë, kur sheh makinën gati Në fillim të vitit, e të dish gjithçka për mënyrën se si funksionon. George dhe unë do ta kemi këtë eksperiencë, e kjo është emocionuese!”

Shefi i ekipit Toto Wolff tha se Mercedes dikur dominues në Formula 1, ka një sfidë të madhe përpara për t’u rikthyer në majë.

Makina W15 e ka në ngjyrë të argjendë pjesën e përparme, për të shënuar 90-vjetorin e “Shigjetave të Argjendta” të Mercedesit, e gjithashtu ngjyrat e kuqe, jeshile dhe të zezë të sezoneve të fundit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article