Hamilton rinovon me Mercedes

1 year ago 21
Reklamë
22:56 31/08/2023

Piloti britanik do të qëndrojë në skuderinë gjermane deri në fund të sezonit 2025

Ljuis Hemilton ka rinovuar edhe për dy sezone të tjera me Mercedes, e do të qëndrojë në skuderinë gjermane deri në fund të sezonit 2025.

Pas muajsh spekulimesh, ku u përfol edhe një kalim te Ferrari, shtatë herë kampioni i botës e ka përcaktuar të ardhmen e tij.

Aktualisht piloti 38-vjeçar është i katërti në renditjen e pilotëve 2023, 183 pikë pas liderit të kampionatit Max Verstappen.

Mercedes gjithashtu konfirmoi se piloti tjetër George Russell do të qëndrojë me ekipin deri në fund të vitit 2025.

Pasi filloi karrierën e tij në F1 me McLaren në 2007, Hamilton u transferua te Mercedes në fillim të sezonit 2013, duke arritur së bashku suksese të mëdha në F1.

Britaniku ka fituar gjashtë nga shtatë titujt e tij botërorë me skuderinë gjermane, ndërsa Shigjeta e Argjendtë fitoi tetë kampionate radhazi të konstruktorëve nga 2014-2021.

Hamilton ka arritur 82 nga 103 fitoret e tij rekord në F1 me Mercedes dhe gjithashtu 78 pole-position me ekipin.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article