Hapet ekspozita për ikonën Paolo Rossi, FSHF sjell në Tiranë eventin mbi jetën dhe karrierën e tin

7 months ago 34
Reklamë
18:55 01/02/2024

Në Tiranë u hap ekspozita unike mbi jetën dhe karrierën e legjendës italiane të futbollit, Paolo Rossi. Falë organizimit nga FSHF, të gjithë të apasionuarit pas futbollit do të kenë mundësinë deri më datën 24 shkurt, që të shohin në “Muzeun Kombëtar”, relike dhe sende personale të sulmuesit të suksesshëm italian, por edhe të personaliteteve më të mëdha të futbollit botëror ndër vite.

Në fjalën e tij presidenti Armand Duka tregoi emocionet për këtë ekspozitë speciale.

“Paolo Rossi është ndarë fizikisht nga ne, nga jeta, por emri i tij e vepra e tij dhe kjo ekspozitë tregojnë që ai është i pavdekshëm dhe vazhdon të kontribuojë në botën e futbollit europian dhe në edukimin e brezave të rinj. Besoj që do kenë shumë gjëra për të parëm, edhe të shumë figurave të tjera.”

Kryeministri Edi Rama shprehu kënaqësinë që në kryeqytet organizohet kjo ekspozitë e veçantë, me praninë e figurave të rëndësishme të futbollit italian, e po ashtu edhe atij shqiptar.

“Paolo Rossi ishte një njeri që shkoi përtej limiteve, por asnjëherë nuk e ka humbur buzëqeshjen. Ka qenë një futbollist legjendar që ka lënë këtë botë në një kujtim të rëndësishëm, por pa sjellë asnjë tatuazh nga varri.”

Për presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, Paolo Rossi do të jetë i paharrueshëm.

“Mendoj se Paolo ëshgtë një hero i pakohë. Nuk janë të shumtë heronjtë e botës sonë. Ai e mishëron më së miri, do ta shikoni nëpërmjet imazheve apo relikeve. Më vjen keq për atë që nuk ka pasur mundësinë ta jetojë!”

I pranishëm në ceremoninë hapjes ishte edhe një nga trajnerët më të njohur italianë, Arrigo Saki.

“Qyteti ka ndryshuar shumë, kam qenë 8-9 vite më parë. Futbolli është bukuri, emocion, dëfrim dhe të fitojë ai që e meriton! Kënaqësi të jem këtu, e do përpiqem të vij sa më shpesh!”

Në ceremoni morën pjesë edhe ish-futbollistët e famshëm Antonio Cabrini dhe Marco Tardelli, arbitri izraelit i gjysmëfinales së Botërorit 1982, Itali–Brazil, Abraham Klein, si edhe personalitete të futbollit shqiptar.

Ekspozita paraqet nëpërmjet telajove, paneleve, stampave, banerave, flamujve, monitorëve, dokumenteve dhe fotove një rrugëtim nga debutimi e deri në përmbylljet e karrierës së legjendës italiane.

Klan News


Read Entire Article