Çelet gara për drejtorin e ri të Shkollës së Magjistraturës. Kjo shkollë deri më tani drejtohet nga Arben Rakipi, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, ndërsa mandati i tij ka përfunduar. Në këto kushte, Bordi i Shkollës ka çelur garën për zgjedhjen e drejtorit të ri.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet;
c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;
ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
Njoftimi nga Shkolla e Magjistraturës
Në kushtet e plotësimit në datë 28 korrik 2024, të mandatit të Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, bazuar në nenet 249 dhe 250 të ligjit nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës të Republikës së Shqipërisë shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për Drejtor të Shkollës së Magjistraturës.
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e mëposhtme:
a) të kenë mbaruar arsimin e lartë juridik, Diplomë e Nivelit të Dytë;
b) të kenë punuar si gjyqtarë ose prokurorë për jo më pak se 10 vjet ose si juristë për jo më pak se 15 vjet;
c) të kenë jo më pak se 10 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e gradës shkencore “Doktor” ose jo më pak se 5 vjet mësimdhënie në Shkollën e Magjistraturës nga marrja e titullit shkencor “Profesor”, ose jo më pak se 15 vjet mësimdhënie si pedagogë të brendshëm ose pedagogë të jashtëm në Shkollën e Magjistraturës;
ç) të mos jenë të dënuar penalisht me vendim të formës së prerë;
d) të mos kenë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.
Njoftohen të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të konkurrojnë për funksionin e Drejtorit të Shkollës së Magjistraturës, të cilët plotësojnë kushtet e parashikuara në ligjin nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, që brenda datës 26 korrik 2024, të shprehin interesin e tyre përmes një kërkese me shkrim pranë Shkollës së Magjistraturës.
Krahas kërkesës me shkrim, të interesuarit duhet të bashkëngjisin dokumentet e mëposhtme:
a)jetëshkrimin e përditësuar;
b)një platformë personale të qëllimeve dhe objektivave që propozojnë të ndjekin në qoftë se zgjidhen;
c)çdo dokument që vërteton përmbushjen e kushteve ligjore, të parashikuara në nenin 249 të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Thirrja shpallet në faqen zyrtare të Shkollës së Magjistraturës dhe në dy gazeta me tirazh të lartë në vend.
Shprehja e interesit dhe dokumentet shoqëruese, duhet të dërgohen në adresën elektronike [email protected], si dhe në adresën, rruga “Ana Komnena”, Poli i Drejtësisë, Tiranë, brenda datës 26 Korrik 2024.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb