“Hapi i parë drejt Shqipërisë europiane”, Salianji për protestën e djeshme: Shqipëria ka shpresë!

8 months ago 10

Deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar se protesta e djeshme e opozitës tregoi se qytetarët e lirë kanë kurajë dhe se Shqipëria ka ende shpresë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se protesta e djeshme tregoi se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, ku respektohen të drejtat e njeriut.

Postimi i plotë:
Mes demokratëve dhe qytetarëve të lirë e me kurajo që treguan dje se Shqipëria ka shpresë. Treguan se vendi ynë meriton një qeverisje transparente e llogaridhënëse, një vend ku respektohen të drejtat e njeriut, ku ka zgjedhje të lira e të ndershme, ku luftohet korrupsioni e krimi. 20 shkurti do të mbahet mend si rezistencë e fortë ndaj sundimit dhe hapi i parë e i sigurtë drejt Shqipërisë europiane, aspiratë e ndërprerë dhunshëm këto 11 vite nga Edi Rama!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article