​Haradinaj fton shqiptarët e Luginës për dalje masive në zgjedhjet në Serbi

10 months ago 11

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj tha se është shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh i shqiptarëve të Luginës në Kuvendin e Serbisë.

Haradinaj ka bërë thirrje për dalje masive në zgjedhje.

“Me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, këtë të diel, më 17 dhjetor 2023 në Serbi, i bëj thirrje bashkëkombasve shqiptarë në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dhe në vendbanimet e tjera në Serbi, që të dalin masovikisht në mënyrë që të ketë përfaqësim dhe mbrojtje të të drejtave qytetare dhe kombëtare”, tha Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se duhet përfaqësim sa më i madh në Kuvendin e Serbisë.

“Duke e ditur diskriminimin që po u bëhet shqiptarëve në të gjitha format nga regjimi serb, do të jetë shumë i nevojshëm një përfaqësim sa më i madh në Parlament, në mënyrë që të mbrohen interesat shqiptare dhe të njoftohet opinioni për padrejtësitë dhe shkeljet e të drejtave të shqiptarëve atje”, është shprehur Haradinaj.

Top Channel

Read Entire Article