Harry Kane takon kopjen e tij në Oktoberfest

11 months ago 14
Reklamë

Harry Kane ka takuar kopjen e tij gjatë pjesëmarrjes në Oktoberfest, aty ku ishte i shoqërurar nga bashkëlojtarët e tij tek Bayerni.

30-vjeçari u pa duke e shijuar në maksimum festivalin teksa veshur mbante kostumin tradicional ‘Lederhosen’.

Ai i bëri shoqëri trajnerit Thomas Tuchel, duke pirë nga një gotë birrë së bashku.

Të gjithë po e shijonin festivalin në Mynih e normalisht këtë e bëri edhe Kane, i cili pati rastin ta takojë kopjen e tij, Steffen.

Steffen raportohet se ka qenë në kontakt me Kane që kur sulmuesi iu bashkua Bayernit.

Kane ka pasur shumë gjëra për të festuar që kur ka lëvizur në Gjermani.

Ai bëri histori të shtunën teksa u bë lojtari i parë në histori që shënon gjashtë ose me shumë gola në pesë ndeshjet e tij të para në Bundesligë.

Harry Kane's start to life at Bayern 🔥🔥🔥 pic.twitter.com/j2YoMzdqMd

— LiveScore (@livescore) September 25, 2023

Anglezi shënoi het-trikun e tij të parë me gjigantin gjerman, në fitoren e thellë me rezultat 7-0 ndaj Bochum.

Ai tani ka kapur shifrën e tetë golave të shënuar dhe katër asistimeve në shtatë paraqitje këtë edicion në të gjitha garat./Telegrafi/

Read Entire Article