Harry Kane vijon mallkimin në Gjermani

11 months ago 12
14:33 03/11/2023

Dy eliminime për titull në 15 ndeshje me Bayern Munich, fokusi Bundesliga e Champions

Firmosi për të fituar tituj, por duket se eksperienca e Harry Kane në Gjermani po shkon si mos më keq. Sulmuesi anglez premtoi trofe me Bayern Munich, diçka që i mungoi te Tottenham. E vërteta është se bavarezët, në 15 ndeshje deri më tani i ka dhënë lamtumirë dy nga katër titujt për të cilin garonte këtë sezon. Kane dështoi për të ngritur lart trofeun e Superkupës së Gjermanisë kundër Lajpzig, teksa pak ditë më parë u eliminua bujshëm nga Kupa. Situatë që nuk i ka pëlqyer aspak 30-vjeçarit, pasi pretendonte të fitonte shumë te Bayern Munich. Fokusi do të jetë padyshim në dy frontet e mbetura për titull.

Liga e Kampionëve synohet prej vitesh tashmë në Bavari, ndërsa rivaliteti për kampionin e Bundesligës është rritur ndjeshëm dhe do e ketë të vështirë mbrojtjen e titullit. Por, pavarësisht dështimit për dy trofetë, tifozët nuk mund të kërkojnë shumë llogari ish-kapitenit të Tottenham, pasi në asnjërin rast nuk luajti rol të rëndësishëm në fushën e lojës. Kane ka kontribuar për Bayern Munich në 21 gola, ku ka shënuar 14 dhe dhuruar 7 asistime në 13 ndeshje të luajtura me Bavarezët. Anglezi ka regjistruar shumë shpejt emrin në librat e historisë, pasi bëhet i pari lojtar debutues që shënon 12 gola në 10 ndeshjet e para të Bundesligës.

Klan News








Të ngjashme

Read Entire Article