Hasani për takimet në Konferencën e Sigurisë: Fokus, përshpejtimi i integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor

7 months ago 14
08:59 18/02/2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është takuar në Konferencën e Sigurisë në Mynih me disa nga hmologët e tij ndërkombëtarë.

“Në Konferencën e Sigurisë në Mynih u takova me homologët e mi, Mariya Gabriel, Donika Gërvalla-Schëarz, Ian Borg, Grlic Radman, Ilia Darchiashvili, Mihai Popșoi, Eric Beißëenger, Sekretaren e Shtetit Susanne Baumann, të dërguarin special Lordi Stuart Peach dhe Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, Alicia Kearns”, shkruan Hasani.

Më tej, ministri Hasani shkruan se në këto takime është diskutuar axhenda dypalëshe, në fokus të të cilës ka qenë përshpejtimi i procesit të integrimit everopian të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu për përpjekjet e përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale.

“Diskutuam axhendën tonë dypalëshe, me fokus në përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme nën sfidat aktuale globale”, shkruan ministri Hasani.

At @MunSecConf I had productive meetings with my counterparts ???????? @GabrielMariya,????????@gervallaschwarz,
???????? @MinisterIanBorg, ????????@grlicradman, ???????? @iliadarch, ???????? @MihaiPopsoi, ???????? @EricBeisswenger, State Secretary Susanne Baumann, ???????? Special Envoy Lord Stuart Peach and @aliciakearns.… pic.twitter.com/yMQ90qLOvS

— Igli Hasani (@IgliHasani) February 18, 2024

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article