Hasani: Shpresojmë që këtë vit të ketë progres në negociata

9 months ago 26
14:38 11/01/2024

Vendimi i qeverisë: Dita e alfabetit me 22 Nëntor do jetë festë kombëtare

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani u shpreh se Shqipëria vazhdon të kryejë detyrimet dhe është gati në çdo moment për organizimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare me Bashkimin Europian.

“Ne vazhdojmë të kryejmë detyrimet. Jemi gati në çdo moment për organizimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Në shpresojmë që ky fillimviti të jetë optimist me një vrull sa më të mirë dhe jemi gati për të krijuar mundësinë e organizimit të Konferencës. Normalisht që gjërat do të qartësohen dhe kristalizohen në javët në vazhdim.”

Ministri Hasani bëri të ditur se deri tani institucionet e BE-së janë duke riparë edhe njëherë çfarë duhet bërë në kuadër të këtij procesi.

“Është e rëndësishme që në të vazhdojmë atë punë të mirë e cila u përmbyll me të gjithë screening-un e bërë nga ekipi i qeverisë shqiptare. Ne vazhdojmë të tregojmë sa serioz jemi dhe sa të mirëdëshiruar jemi për të plotësuar atë që kemi detyrim ndaj popullit shqiptar, por edhe ndaj institucioneve europiane.”

Në fund të vitit të kaluar hapja e negociatave për kapituj e antarësimit të BE-së me vendin tonë u bllokua nga Athina me pretendimin se kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës nuk po i lejohet betimi nga drejtoria e burgjeve. Kjo çështje ka mbetur ende e pazgjidhur ndërsa seancat gjyqësore ndaj Belerit po shtyhen.

Ndërkaq ministri Hasani publikoi edhe vendimin e qeverisë Rama që 22 Nëntori të jetë ditë pushimi në përkujtim të zyrtarizimit të alfabetit të gjuhës shqipe nga Kongresi i Manastirit i vitit 1908.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article