Hasani: Shqipëria mbështet OSBE për paqen dhe sigurinë

11 months ago 11
20:31 16/11/2023

Vjene, ministri ynë i jashtë takon Sekretaren e Përgjithshme të Organizatës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Vjenë, u prit  nga Sekretarja e Përgjithshme e OSBE, Helga Schmidt. Ministri Hasani vlerësoi angazhimin e OSBE në mbështetje të angazhimit rajonal, teksa ritheksoi mbështetjen e Shqipërisë për punën e kësaj organizate në promovimin e paqes dhe sigurisë.

Më herët gjatë ditës, kryediplomati shqiptar u takua me Drejtoren Ekzekutive të Zyrës së OKB për Drogën dhe Krimin, të cilës i shprehu gatishmërinë e palës shqiptare për t’u përfshirë në Programin rajonal. Po ashtu Hasani u takua me Sekretarin Ekzekutiv të Organizatës së Traktatit Gjithëpërfshirës të Ndalimit të Testeve Bërthamore, të cilit i shprehu mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për axhendën e çarmatimit.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article