Hebrejtë nga SHBA kryesojnë mes kolonëve izraelitë për dhunën në tokat e pushtuara palestineze

10 months ago 31

Uashingtoni raportohet se ka vendosur një masë ndalim-udhëtimi në SHBA për kolonët ekstremistë izraelitë që sulmojnë palestinezët në Bregun Perëndimor, por një mangësi legale u lë atyre hapësirë, shkruan e përditshmja britanike The Guardian.

Kolonët hebrej me qytetari amerikane duket se janë në krye të dhunës ndaj palestinezëve në territoret e pushtuara, por megjithë paralajmërimet, ata me pasaportë të SHBA nuk mund të ndalohen të udhëtojnë drejt vendit.

Shumica e rreth 60,000 amerikanëve që jetojnë në kolonitë e reja në Bregun Perëndimor, në periferi të Jeruzalemit Lindor, nuk janë përfshirë në dhunë ndaj banorëve palestinezë.

Por një masë ekstremistësh ideologjikë të ardhur nga SHBA kanë qenë në krye të nxitjes së ndërtimit të objekteve fetare në tokën e sekuestruar nga palaestinezët, ndërsa të tjerë janë përfshirë në fenomenin në rritje të “terrorizmit të kolonëve të rinj”.

SHBA ka vendosur kufizim të udhëtimit për qytetarët e saj të përfshirë në dhunë kundër palestinezëve, në prishjen e shtëpive arabe apo në dëbimet me armë të komuniteteve palestineze.

Keto fenomene janë përshkallëzuar dy muajt e fundit që prej nisjës së konfliktit të rëndë me sulmin e Hamas në tetor. OKB llogarit se 500 palestinezë janë vrarë vetëm këtë vit në Bregun Perëndimor, jashtë konfliktit në Gaza.

Izraeli thotë se vrasjet kanë të bëjnë ‘me grupe të armatosura palestineze’ por agjencitë e OKB kanë raportuar se ushtria bashkëpunon me kolonët e rinj që sulmojnë civilët arabë, shkruan The Guardian.

Hadar Susskind, president i grupit të aktivistëve të paqes ‘Americans for Peace Now’, tha se kolonët amerikanë kanë krijuar grupe të armatosura militantësh dhe kanë nisur një fushatë dhune ndaj palestinezëve të zakonshëm.

Një prej drejtuesve të tyre ishte doktori amerikan nga Brooklyn, Baruch Goldstein, i cili ka vrarë 29 besimtarë muslimanë në qytetin Hebron në 1994.

Goldstein ishte ndjekës i një tjetër amerikani në kolonitë e reja, rabinit Meir Kahane, themlues i grupit ekstremist fetar hebre Kach që është i ndaluar në SHBA dhe pjesërisht në Izrael, sipas The Guardian.

Susskind tha se Goldstein e Kahane janë frymëzuesit kryesor të lëvizjes së dhunës nga kolonët hebrej.

“Në fillim të vitit bëra një udhëtim në Izrael e Palestinë. Shkuam në Hebron dhe ndaluam në parkun Meir Kahane ku kishte një tempull për Baruch Goldstein. Aty është dhe varri i tij. Ata kanë një park publik të quajtur me emrin e një racisti të njohur për dhunën dhe urrejtjen e tij. Aty kishte dhe një tempull për Baruch Goldstein i cili vuri në jetë mësimet e Kahane duke vrarë një grup njerëzish që luteshin.”

Studiuesja Sara Hirschhorn, thotë se disa hebrej që udhëtojnë për në Izrael nuk janë refugjatë që i shpëtojnë persekutimit, por kërkojnë të realizojnë një seri objektivash fetare e ideologjike.

Hirschhorn shton se shumica e amerikanëve në kolonitë izraelite kanë ardhur pas luftës së 1967 dhe pushtimit të Bregut Perëndimor. At u vendosën në kolonitë e reja të Efrat e Tekoa të ndërtuara në tokë të konfiskuar palestineze.

Ajo shton se rreth 100,000 kolonë nga SHBA janë vendosur në Jeruzalemin Lindor dhe në koloni rreth qytetit, duke marrë vazhdimisht toka nga vendasit me anë të organizatave të tyre.

Amerikanë të mëvonshëm ishin hebrej radikalë si Goldstein. “Amerikanët aty përdorin aftësitë e tyre dhe gjuhën angleze për t’u lindur me audiencat perëndimore dhe transformuar imazhin e lëvizjes së zgjerimit të kolonive për ta justifikuar projektin te audiencat perëndimore”, shton studiuesja.

Hirschhorn thotë se kolonëve radikalë nga SHBA u janë dhënë poste të rëndësishme në qeverinë izraelite dhe kjo “ka pasur efekt në politikat e Izraelit, edhe pse nuk është e dukshme për të gjithë”./TheGuardian/

Top Channel

Read Entire Article