“Hera e parë dhe e fundit që ti më përmend familjen” – Konflikt i ashpër mes Erjola Doçit dhe Ilnisa Agollit

8 months ago 6

Një debat i fortë ka ndodhur në mes të dy vajzave të shtëpisë, Erjola Doçit dhe Ilnisa Agollit, ku në qendër të diskutimit ishte një çështje që shumë shpejt u shndërrua në një konflikt personal: vendi i gatimit.

Gjithçka filloi kur gazetarja Ilnisa Agolli gjatë një momenti tensioni në kuzhinë, ia shtyu tiganin Erjola Doçit, duke krijuar kështu një rrezik potencial për një djegie. Ky akt nuk kaloi pa u vënë re nga moderatorja e njohur, e cila iu përgjigj Ilnisës me akuzën se ishte skizofrene.

Por, debati nuk u mbyll me kaq. Ilnisa Agolli nuk nguroi t’i kundërpërgjigjet duke e provokuar Erjolën me komente për edukatën familjare të saj.

Foto: Big Brother Vip Albania/YouTube

Kjo e bëri moderatorën të shpërthente në mënyrë të ashpër kundër gazetares, deri në atë pikë sa që e kapte për krahun, duke e quajtur atë ‘femër e pështirë’ dhe ‘ndyrësirë’.

Një pjesë e debatit:
Erjola: Ti Ilnisa Agolli! Të jetë hera e parë dhe e fundit që ti më përmend familjen! Rri këtu?

Ilnisa: Mos më prek me dorë.

Erjola: Mua nuk ma përmend do ti! Edhe njëherë ta përmendësh, do ikësh nga ke ardhur. Ti zonjë e nderuar, hera e parë dhe e fundit që më përmend familjen! Femër e pështirë që nuk njeh kufij për famë. Kthe shpinën për ta mos dëgjuar të vërtetën. /Telegrafi/

Read Entire Article