Heshtje zgjedhore në Serbi, serbët i drejtohen qendrave të votimit të dielën

10 months ago 30

Serbia është në heshtje zgjedhore përpara votimeve parlametare dhe lokale që mbahen këtë të fundjavë.

Votuesit serbë do tju drejtohen kutive të votimit të dielën për të zgjedhur qeverinë e re të vendit dhe kryetarët e 65 bashkive, përfshirë kryqytetin.

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare u nxit nga protestat e qytetareve të zemëruar me reagimin e qeverisë ndaj dy sulmeve të njëpasnjëshme të armatosura, njëri prej tyre në një nga shkollat e kryeqytetit ku mbeten te vdekur 19 nxënës më herët gjatë këtij viti.

Presidenti Vuçiç, ish ministër i Sllobodan Millosheviçit, i veshur me petkun e reformuesit, synon të konsolidojë edhe më tej kontrollin e tij mbi shtetin serb.

Gjatë fushatës, Vucic i ka konsideruar si shumë të rëndësishme këto zgjedhje dhe katër vitet e ardhshme të shtetit serb.

Përballë Vuçiç, është një opozitë e bashkuar për zgjedhjet nën parullën “Serbia kundër Dhunës”, e lindur nga protestat.

Në këto zgjedhje, do të marrë pjesë edhe lista “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, ku synohet që Kamberi ta marrë edhe një mandat në Parlamentin e Serbisë, si deputeti i vetëm shqiptar atje.

Megjithatë, sipas sondazheve, Partia Progresive Serbe e Vucic qëndron përpara.

Zgjedhjet e fundjavës po zhvillohen në një atmosferë të tensionuar, pas një fushate që vëzhguesit evropianë e kanë vlerësuar si të pashembullt për nga niveli i negativitetit dhe frikës, përfshi edhe shantazhin e kandidatëve opozitarë.

Sipas treguesve demokratikë, Serbia ka kohë që, përkundër orientimit të deklaruar pro-evropian, vazhdon të rrëshqasë gjithnjë e më shumë drejt autokracisë me pozicionim kundër Perëndimit.

Read Entire Article