Hetimet e SPAK, Rama: Askush nuk mund të parashikojë veprimet e dikujt

9 months ago 34
14:07 30/12/2023

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e fundvitit në ambientet e kryeministrisë i pyetur se a ka marrë një mësim ai dhe Partia Socialiste lidhur me zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të tij teksa në SPAK gjatë vitit 2023 janë nën hetim disa prej tyre u shpreh se askush nuk mund të parashikojë veprimet e dikujt.

Rama u shpreh se hetimet e SPAK i sheh me optimizëm sepse këtë gjë e ka sjellë Partia Socialiste me reformën në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama: Nuk kam argument, i kam ezauruar gjithë argumentat dhe vetëm përsëris veten. Nuk e di nga buron kjo pyetje. Partia Socialiste është 18 mijë njerëz dhe ka qindra njerëz që janë në detyra. Nuk e kuptoj as çfarë keni pritur ju nga kjo reformë drejtësie as se çfarë prisni nesër nga mënyra se si do të funksionojë një forcë politike në qeveri. Nëse prisni të shihni një forcë qeverie që nuk do të përfshihet në gjëra që nuk duhet të përfshihet atëherë kemi një problem me natyrën njerëzore sepse nuk ka ndodhur askund që të ndodhi këtu.

Kështu që nga ana tjetër kijeni parasysh. Jua thash atë shprehjen, ‘Kur njeriu ulet në karrige vihet në sprovë’ dhe është sprovë e madhe karrigja për shumë gjëra dhe këto nuk janë gjëra që mund t’i parashikosh dhe as nuk je i supozuar që mund t’i parashikosh. Njerëzit zgjidhen për të bërë disa detyra dhe kur dikush kërkon të përfitojë pas shpinës së tjerëve ndodh kjo dhe për këtë ka organe të tjera. Pse ka prokurori në të gjitha vendet e botës edhe në vendet më të zhvilluara edhe më demokratike. Pikërisht sepse këto ndodhin kudo. Shteti ka gjithë instrumentat edhe për ata që shkelin ligje qofshin njerëz të zakonshëm apo me pushtet. Unë personalisht e shoh me optimizëm këtë gjë. Ju pyesni sikur këtu ka një problem që duhet të mbajë përgjegjësi unë apo Partia Socialiste. Jo më ne mbajmë përgjegjësi për këtë që po ndodh sepse ne kemi sjellë këtë gjë në kushtet që kjo të ndodhë. Ku ka bërë vaki më përpara në Shqipëri kjo. Vihet një person nën akuzë dhe iken nga detyra. Ndërkohë që në këtë zyrë ka qenë dikush që mbante nën “arrest shtëpie” një drejtor të madh, drejtorin e të ardhurave të Republikës së Shqipërisë dhe kjo nuk ka ndodhur para 100 vitesh, por ka ndodhur para ca vitesh. Këtu në këtë vend.”/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article