Hetimet nga SPAK për Ilir Beqajn, avokati mbrojtës: Për të gjithë personat që po hetohen janë sekuestruat telefonat dhe kompjuterat

9 months ago 34

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj nuk kishte shumë për të thënë për mediat rreth hetimeve për klientin e tij. Ndërsa në shumicën e pyetjeve tha se nuk kishte dijeni, avokati tha se Beqajt dhe personave të tjerë të vënë nën hetim janë sekuestruar telefonat dhe kompjuterat.

“Ajo që ia vlen të komentoj është dëshira e Zt. Beqaj që të zhvillohen këto hetime. Se çfarë lidhje ka dhe nëse këto lidhje përbëjnë elementë të veprës penale, këtë duhet ta faktojë Prokuroria.

Di që janë sekuestruar kompjutera dhe celularët. Te të gjithë personat janë sekuestruar të gjitha materialet, si telefonat, kompjuterat.  Vendimi i Gjykatës flet për përgjime ambientale. Kam dijeni për kontrollin në banesën e zt. Beqaj”, tha avokati.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article