Hetimet për vrasjen e tifozit të AEK

1 year ago 27
Reklamë
23:50 09/08/2023

104 persona të arrestuar për incidentet në Athinë u morën në pyetje nga prokurorët

Dhjetëra tifozë të arrestuar u shoqëruan nga policia greke në Gjykatën e Athinës ndërsa akuzohen për përleshje e dhunshme që sollën vdekjen e një 29 vjeçari fans të ekipit grek të AEK.

Të ndaluarit u morën në pyetje nga prokuorët grekë të ngarkuar me çështjen. Incidentet ndodhën në mbrëmjen e së hënës, ku rreth 120 tifozë kroatë të Dinamso së Zagrebit kishin udhëtuar drejt Athinës dhe aty u përleshën me rivalët e tyre grekë.

Agjentët arrestuan rreth 104 persona, 94 prej tyre shtetas të huaj, pasi akuzohen nga prokuroria si të përfshirë në përleshjet që kaën tronditur qytetarët grekë.

Viktima u qëllua disa herë me thikë jashtë qendrës stërvitore të ekipit të AEK-ut në lagjen Nea Philadelphia.
Të dyja tifozeritë u përleshën me shkopinj, flakadanë dhe gurë, dhe të lënduar mbetën tre tifozë grekë dhe pesë kroatë.

Ndeshja e raunditt ë tretë kualifikues të Ligës së Kampioneve midis AEK dhe Dinamo Zagrebit e planifikuar të zhvillohej të martën në Athinë, u shty për në datën 19 gusht.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article