Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, nuk kalonin nga zyra e tij

10 months ago 15

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet nga ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj.

‘Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja nëse sekondën u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator.

Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. pastaj s ai përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji.’- tha Rama.

Read Entire Article