Një banesë në Krujë i është hedhur një kapsollë detonatore gjatë natës. Mësohet se lënda plasëse është hedhur në çatinë e banesës, ku si pasojë janë dëmtuar disa tjegulla të çatisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.