Hidhet nga ura 12 metra e lartë, zbardhet shkaku që shtyu 50-vjeçaren

3 months ago 15

Një 50-vjeçare, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, është hedhur nga ura e autostradës Fushë Krujë-Thumanë, e cila ka një lartësi 12 metra.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, ku 50-vjeçarja e identifikuar si Marjana Çoku, ka arritur të hipë mbi barrierat e urës dhe të hidhet.

Fatmirësisht 50-vjeçarja nuk ka humbur jetën, pasi ka rënë mbi një tendë rrushi, duke amortizuar kështu rënien.

Ajo ka pësuar fraktura dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës për një ndërhyrje të specializuar kirurgjikale.

Pak para ngjarjes, 50-vjeçarja është paraqitur në një qendër shëndetësore, ku ka marrë një mjekim, i cili duket se nuk i ka vepruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article