Histori e errët kriminale/ Mbeti i plagosur pas një atentati me armë në Greqi, identifikohet shqiptari, profili i errët i 43-vjeçarit

8 months ago 12

Është zbuluar identiteti i shqiptarit, i cili i shpëtoi një atentati me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Kato Ahaia. Ai është Emil Backa, 43 vjeç nga Tirana, por banues në rrugën “Paleologu 8” në Ahaia. Viktima e atentatit ka precedentë penalë për çështje droge.

Ai rezulton i liruar nga burgu i Koridhalos në mars 2023 dhe ka dyshime se e vazhdon ende veprimtarinë e tij kriminale. Sipas policisë, ai është goditur 3 herë me pistoletë nga një automjet tip “Citroen” me xhama të zinj, por vetëm një plumb e ka kapur në trup.

Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Patras. Mësohet se shqiptari njihej edhe me emrin Nikos.

Read Entire Article