Historia nuk favorizon Shqipërinë

7 months ago 18
Reklamë
20:55 08/02/2024

Kuqezinjtë inferior në duelet direkte me rivalet e Ligës së Kombeve

Testi për tu kualifikuar në Divizionin A të Ligës së Kombeve nuk do të jetë aspak i lehtë për Shqipërinë. Kuqezinjtë momentalisht kanë pas vetes në renditjen e FIFA-s vetëm, Gjeorgjinë, e 77, ndërsa më lart gjendet Ukraina e 22 në Botë dhe Çekia në vendin e 39. Pikërisht, ndaj këtyre të fundit, ashtu siç edhe në eliminatoret e Euro2024, u shortuan në të njëjtin grup. Dy kombëtaret do jenë pjesë e finaleve të turneut që do mbahet në muajt e verës në Gjermani.

Pas kësaj eksperience do provojnë të ngjiten një divizion më lart të këtij kompeticioni. Historia flet në favor të kundërshtarëve, pasi në 8 përballjet e mëparshme kanë fituar 4 takime, barazuar vetëm një dhe humbur 3. Bilanc që u përmirësua pas dy përballjeve të fundit, ku Shqipëria e Sylvinho mori 1 fitore dhe një barazim për të garantuar kështu kualifikimin në kampionatin Europian.

Akoma dhe më negativ historia e përballjeve me Ukrainën. Gjashtë takimet e mëparshme, mes të cilave dy miqësore e fundit në vitin 2018 kanë një bilanc prej 5 fitoresh dhe një barazim, me kuqezinjtë që nuk kanë provuar ende shijen e fitores.

Edhe Gjeorgjia është një kundërshtarë ndaj të cilit nuk kemi superioritet në rezultatet direkte. Në 15 takime mes kualifikueseve për turnet ndërkombëtar dhe miqësoret, gjeorgjianët kanë fituar 8 takime, barazuar 4 dhe humbur 3. Fitorja e fundit e kuqezinjve ndaj tyre daton më 4 qershor të vitit 2005 për kualifikueset e Kupës së Botës.


Të ngjashme

Read Entire Article