HISTORIKE: Shqipëria FITON medaljen e parë në një Olimpiadën e “Paris 2024” me një rus

1 month ago 11
Reklamë

Shqipëria ka fituar medaljen e parë historike në një Olimpiadë, kjo falë fitores së mundësit Valiev në finalen e medaljes së bronztë kundër mundësit nga Taxhikistani, Rassadin.

25-vjeçari rus që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat kuqezi fitoi medaljen e Bronztë në peshën 74 kg stil i lirë, duke mundur 6-2 taxhikistanezin.

Kjo është medalja e parë e Shqipërisë në historinë e saj në Lojërat Olimpike, e cila erdhi pas një performance fantastike nga Valiev, teksa shpresat qëndrojnë dhe për një medalje tjetër të bronztë me mundësin çeçen Islam Dudaev, i cili rikthehet në garë pas fitores së iranianit Amouzadkhalili në gjysmëfinale.

Read Entire Article