TIRANE, 27 korrik/ATSH/ Ambasadorja e BE Christiane Hohmann zhvilloi sot takim me kryenegociatoren Majlinda Dhuka të cilës i shprehu vlerësim për punën e ekipeve negociuese me BE.

“Shpreha vlerësimin tim për punën e bërë deri më tani nga ekipet negociuese, të cilat brenda një viti kanë arritur shqyrtimin analitik të pesë grup-kapitujve të acquis të BE-së nga gjashtë gjithsej”, u shpreh ambasadorja Hohmann në një postim në rrjetet sociale.

Sipas saj, ka ende shumë punë përpara dhe BE-ja është këtu për të mbështetur Shqipërinë në çdo hap sfidues drejt anëtarësimit të plotë.

Shqipëria është përfshirë në një proces dinamik dhe ka përmbyllur 27 kapituj nga 36, në kuadër të procesit të negociatave.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.