Hrgovic u dërgon mesazh boksierëve më të mirë në peshat e rënda: Do t’ju rrah të gjithëve

10 months ago 23

Filip Hrgovic dhe  Anthony Joshua arritën fitore në eventin spektakolar të boksit të mbajtur në Arabinë Saudite dhe iu afruan përballjes me njëri-tjetrin. Hrgovic, një boksier kroat i pamposhtur (17-0), është sfiduesi i detyrueshëm për brezin e peshave të rënda IBF. Ai duhet të luftojë fituesin e duelit Tyson Fury – Oleksandr Usik ose kundër Joshuas nëse Fury dhe Usik bien dakord për një revansh.

Duke qenë se është e sigurt që Fury dhe Usyk, të cilët ndeshen më 17 shkurt, do të kenë një përballje të dytë, IBF do të organizojë një ndeshje për kampionin e përkohshëm. Hrgovic mund të hyjë në ring më 9 mars, kur sauditët njoftuan një ngjarje të re të madhe. Lufta kryesore e natës pritej të ishte mes Joshua dhe Deontay Wilder, por Wilder pësoi një humbje shokuese ndaj Joseph Parker.

Pas fitores ndaj australianit De Mori, ai komentoi planet: “Natë e shkurtër për mua, natë e gjatë për të. Kur fiton gjithçka është e shkurtër, kur humbet, është e gjatë”.

“Unë kam qenë gati për një luftë të madhe për një kohë të gjatë. Unë kam 17 vjet në boks, një karrierë të gjatë amatore, gjashtë vjet si profesionist. Unë jam gati për çdo gjë. Tani do të bëj një luftë edhe më të madhe. Nuk mund te pres”.

“Jam i emocionuar që jam pjesë e kësaj dhe për betejat e mëdha që do të vijnë. Një natë para ndeshjes, ndryshova mendje dhe vendosa të shkoj fort sepse De Mori më provokoi. Nëse më provokoni, përfundoni në raundin e parë”, shtoi kroati.

Gazetarët më pas e pyetën se ku e sheh veten në krahasim me boksierët më të mirë: “Në kokën time jam më i miri, por deri më tani nuk e kam treguar, nuk kam pasur mundësi. Do të thoja që jam në top 10, por theksoj, mendoj se mund të mposht këdo, gjë që më duhet ende ta dëshmoj, natyrisht”.

“Sigurisht që dua Tyson Furyn, ai është emri më i madh në boks. Unë duhet të luftoj me të ose me Usykun, por pres që ata të kenë një revansh në fillim, kështu që do të sulmoj titullin ‘bosh’ në IBF”.

Së fundi, ai u dërgoi një mesazh Joshuas dhe Furyt: “Më falni djema, unë do t’ju mund të gjithëve. Prita shumë gjatë. Kushdo nga ju që të jetë kundërshtari im do të humbasë”. /Telegrafi/

Read Entire Article