Humb tezen pak orë para sfidës, Ronaldo mungon në goleadën e Al Nassr

11 months ago 15
Reklamë
23:31 26/09/2023

Zija në familjen e Cristiano Ronaldos nuk ndikon aspak te ecuria e Al Nassr. Portugezi humbi tezen e tij vetëm pak orë para sfidës, duke munguar kështu në urdhërat e teknikut Luis Castro.

Skuadra arabe triumfoi pa shumë probleme 5-1 në transfertën e Ohod për të kaluar në raundin tjetër të Kupës së Kampionëve. Një përballje ku shkëlqeu Sadio Mane, autor i golit që zhbllokoi edhe takimin. Senegalezi u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.  Goli i tetë sezonal për sulmuesin që duket se në Arabinë Saudite ka rilindur.

Në festivalin e golave të Al Nassr nuk munguan Fofana, Talisca, Yahya dhe Al Naji, për të kompletuar kështu spektaklin dhe fitoren e Al Nassr. Triumf i sigluar kundër skuadrës që militon në divizionin e dytë të futbollit arab. Ndërkohë, Ronaldo ka të ngjarë që të kthehet në skuadër në duelin e fundjavës.  Sulmuesi ka shënuar nëntë gola këtë sezon me skuadrën e tij që ka fituar pesë ndeshjet e fundit pas humbjeve të njëpasnjëshme në fillim të sezonit. 

Në raundin tjetër kaloi edhe Al Hilal. Skuadra e Horge Zhesus fitoi minimalisht 1-0 kundër Al Jabalain, falë një goli të Neves. Portugezi shënoi golin e vetëm në këtë fitore të Al Hilal që kalon kështu në mesin e 16-skuadrave më të mira të kompeticionit.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article