Humbën nga PSG, Mats Hummels shpërthen pas ndeshjes ndaj gjyqtarit

1 year ago 21
Reklamë

PSG e ka nisur mbarë sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, pasi ka mposhtur Borussia Dortmundin me rezultat të pastër 2-0.

Kylian Mbappe dhe Achraf Hakimi kanë qenë shënuesit e golave për parisienët, por kjo humbje i ka lënë shije të hidhur mbrojtësit gjerman Mats Hummels.

Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund e ka pranuar pas ndeshjes se ka qenë një paraqitje e keqe e verdhezinjve, por ka pasur kritika për gjyqtarin kryesor të ndeshjes spanjollin Jesús Gil Manzano.

Hummels nuk ka ngurruar të shkruaj një status në platformën ‘X’ e njohur ndryshe si Twitter, ku ka thënë se penalltia e parisienëve nuk duhej të jepej.

Gjermani ka thënë se fitorja e PSG-së ishte e merituar, megjithatë si gjyqtari ashtu edhe Dortmund duhet të përmirësohen në ndeshjen e dytë

“Performancë e keqe nga ne me një fitore të merituar për PSG-në. Megjithatë gjyqtari nuk ishte në nivel”.

“Shumë vendime të këqija si penalltia. Kështu që ata dhe ne duhet të përmirësohemi për ndeshjen e dytë”, ka shkruar Hummels.

90' Wir verlieren unser Auftaktspiel in der #UCL.#PSGBVB 2:0 pic.twitter.com/vifPkjNpR2

— Borussia Dortmund (@BVB) September 19, 2023

Pas fitores 2-0 ndaj Dortmund, PSG kryeson në Grupin F me tre pikë, derisa Milan dhe Newcastle United kanënga një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme verdhezinjtë përballen para adhuruesve të tyre në Signal Iduna Park me gjigantin italian Milan. /Telegrafi/

Bad performance from us with a deserved win for PSG. Still the ref didnt help today, a lot of bad decisions like the penalty call. So them and us have to improve for the second game.

— Mats Hummels (@matshummels) September 19, 2023

Read Entire Article