Humbet penalltinë vendimtare, Giacomo Vrioni fajtor në humbjen e New England Revolution

1 year ago 24
Reklamë
23:45 23/07/2023

Ka nisur me humbje Kupa e Ligave për Amerikën Veriore dhe Qendrore për ekipin e New England Revolution, ekip ku aktivizohet edhe sulmuesi shqiptar Xhakomo Vrioni.

Ndeshja e ekipit të shqiptarit dhe New York Red Bulls u mbyll në barazim në kohën e rregullt dhe skuadrat shkuan drejt penalltive.

Edhe sulmuesi shqiptar u aktivizua në këtë sfidë, por duke mos lënë shenjë të mirë.

Ai gaboi penalltinë e tij për New England duke ndikuar në humbjen e këtyre të fundit. Vrioni e nisi mirë sezonin në Mexhor Ligë Soker, duke shënuar 5 gola dhe dhuruar një asist në 23 javë kampionat.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article